Ishte 18 vjeç me ëndrra për jetën dhe dëshira. Por jeta iu ndërpre në mes në mënyrë mizore. Marigona Osmani u dhunua për vdekje nga bashkëshorti I saj Dardan Krivaqa në Ferizaj Të Kosovës. Ajo e donte atë që më vonë u bë vrasësi I saj. La pas çdo gjë madje edhe derën e prindërve të saj për të jetuar këtë dashuri e cila nuk zgjati më shumë se dy muaj. Vrasësi dhe bashkëpunëtori I tij tashmë ndodhen në paraburgim dhe hetimet për ngjarjen vijojnë. Të dhënat paraprake flasin për një dhunë barbare ndaj 18 vjeçares. Ikja e sj lëndoi jo vetëm familjen dhe të afërmit por edhe gjithë komunitetin I cili reagoi fort me protesta e marshime pët të kundërshtuar dhunën ndaj grave. Marigona nuk është më… Emisioni me zemer të hapur nisjen e këtij sezoni do ia kushtojë kësaj jete të ndërprerë në mes me lidhje live nga Ferizaj. Na ndiqni…
Emisioni: Me zemer te hapur
Media: News24