https://sonilajaupbashi.com/wp-content/uploads/2022/02/banneraction-rquilibrium.com_.al_.01.jpg

Psikologe BWRT Sonila Jaupbashi

Sonila Jaupbashi ka lindur më 20 korrik 1986 në Elbasan, ku aktualisht jeton dhe ushtron veprimtarinë e saj shumëvjeçare. Gjatë karrierës së saj 16- vjeçare numëron dhjetra pjesmarrja aktive në një sërë projektesh kombëtare e ndërkombëtare, nga ku është vlerësuar edhe me certifikata.

minislider-01
minislider-02.02

Qëllimi i psikologut është të mendojë së bashku për problemet e pacientit, të identifikojë atë që e pengon atë të gjejë dhe zbatojë zgjidhjet e tij, të vendosë synime për të rritur mirëqenien e tij dhe të sigurojë që ajo që e pengon të mund të zgjidhet. 

Sonila Jaupbashi ka lindur më 20 korrik 1986 në Elbasan, ku aktualisht jeton dhe ushtron veprimtarinë e saj shumëvjeçare. Më 6 tetor të vitit 2008 ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në degën Psikologji pranë Universitetit “Aleksanër Xhuvani”, Elbasan. Më pas ka vazhduar studimet pasuniversitare Master Profesional, ku më 14 korrik 2011, është diplomuar në profilin Psikologe në Institucione pranë Universitetit “Aleksanër Xhuvani”, Elbasan.

Kualifikimet akademike pasuniversitare vazhduan me nivelin Master Shkencor në degën Psikologji Edukimi. Kryerja e specializimit BWRT qëndron si ndër etapat më të rëndësishme të rritjes në karrierën produktive, si specializim i psikoterapisë më të re inovatore dhe bërja pjesë e institutit Terrence Watts.

Sonila Jaupbashi, përveç se ushtron aktivitetin në studion psikologjike Equilibrium, është psikologe shkollore në shkolla të Elbasanit, duke filluar nga vitit 2008 e në vazhdim. Gjithashtu është anëtare e një sërë institucionesh si: Komisioni Multidisiplinar për Fëmijet me Aftësi Ndryshe, Grupi Teknik Ndërsektorial Bashkia Elbasan dhe Tryeza teknike për barazinë gjinore Bashkia Elbasan.

Gjatë karrierës së saj 16- vjeçare numëron dhjetra pjesmarrja aktive në një sërë projektesh kombëtare e ndërkombëtare, nga ku është vlerësuar me 30 certifikata. Gjithashtu e ka shtrirë karrierën e saj dhe në botën e shtypit me anë të kumtesave shkencore dhe botimet vetjake në portale të ndryshme shqiptare. Zotëron leje për ushtrimin individual të profesionit gjithashtu pjesë si eksperte në emisionin e mirënjohur “Me zemër të hapur” në një ndër televizonet më të njohur shqiptare News 24. Emision që i dedikohet mbështetjes dhe drejtimit psikologjik të njerëzve me probleme emocionale.

Me zemër të hapur

Eksperte psikologe në emisionin e mirënjohur dhe shumë të ndjekur “Me zemër të hapur“ në televizionin më të madh informativ News24

Artikuj & Kumtesa shkencore

Portofol i pasur me artikuj, botime vetjake dhe kumtesa shkencore të publikuar në media online të ndryshme shqiptare

Instituti BWRT Terrence Watt

Pjesë e institutit Terrence Watts njohur gjërësisht për aplikimin e psikoterapisë më të re inovatore në shumë vende të botës
Si të na kontaktoni
Për konsulta dhe informacione të detajuara ju ftojmë të na kontaktoni në:
Na ndiqni në rrjetet sociale
Për të marrë përditësimet e fundit apo edhe njoftime mbi shërbimet tona ju ftojmë të na ndiqni në kanalet tona zyrtare në rrjetet sociale
Si të na kontaktoni
Për konsulta dhe informacione të detajuara ju ftojmë të na kontaktoni në:
Studio psikologjike Equilibrium
Media & Partnerë
Na ndiqni në rrjetet sociale
Për të marrë përditësimet e fundit apo edhe njoftime mbi shërbimet tona ju ftojmë të na ndiqni në kanalet tona zyrtare në rrjetet sociale

© 2024- Studio Psikologjike Equilibrium nga Sonila Luzi | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Krijuar & Mirëmbajtur nga Imagjino Albania

© 2022- Studio Psikologjike Equilibrium nga Sonila Luzi | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Krijuar & Mirëmbajtur nga Imagjino Albania