Çfarë bëhet tek psikologu dhe si zhvillohet një seancë? Në realitet, seancat e psikoterapisë janë hapësira në të cilat pacienti flet lirshëm për veten e tij, por gjithmonë mund të llogarisë në një dialog me psikologun, në një përballje të vazhdueshme.
Qëllimi i psikologut është të mendojë së bashku për problemet e pacientit, të identifikojë atë që e pengon atë të gjejë dhe zbatojë zgjidhjet e tij, të vendosë synime për të rritur mirëqenien e tij dhe të sigurojë që ajo që e pengon të mund të zgjidhet.
Equilibrium përfshin përthithjen e informacionit me qëllim përshtatjen me skemat mendore ekzistenciale vetjake të një individi dhe pranimin e informacionit përmes përshtatjes në mënyrën e tyre të të menduarit. Studio Psikologjike Equilibrium është themeluar dhe drejtohet me shumë përkushtim nga psikologia Sonila Jaupbashi, e cila ështe diplomuar në vitin 2008 në degën Psikologji.
Sonila Jaupbashi Luzi, ka një ekperiencë plot 16 vjeçare në këtë fushë, zotëron tanimë titullin BRWT, si specializim i psikoterapisë më të re inovatore dhe është pjesë e institutit Terrence Watts. Gjithashtu ka një karrierë profesionale ku përfshihen aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Sonila Jaupbashi, zotëron leje për ushtrimin individual të profesionit, gjithashtu është pjesë si eksperte në emisionin e mirënjohur “Me zemër të hapur“.
Zonja Jaupbashi është psikologe shkollore në shkolla të Elbasanit (prej vitit 2008- e në vazhdim) si dhe anëtare e një sërë institucionesh si: Komisioni Multidisiplinar për Fëmijet me Aftësi të Kufizuar, Grupi Teknik Ndërsektorial Bashkia Elbasan, Tryeza teknike për barazinë gjinore Bashkia Elbasan.
Në Equilibrium ne flasim lirshëm për çdo problematikë dhe shqetësim sepse ashtu ne gjejmë zgjidhjen më të mirë, Ekuilibrin. Andaj çdo seancë e jona është një sa dialog, por edhe dëgjim, për të kuptuar thelbin e shqetësimit tuaj. Përkushtohemi profesionalisht, por edhe nga ana njerëzore, për t`ju ofruar zgjidhjen më të mirë.
Studio Psikologjike Equilibrium ndodhet në qytetin e Elbasanit, por operon në të gjithë vendin dhe kudo nëpërmjet konsultave online. Çdo seancë e jona, qoftë në studio apo online ruan konfidencialitetin tuaj të plotë. Online ju mund të na kontaktoni në një nga format tona të kontaktit ose në adresën tonë zyrtare.
Një pyetje që pacientët na bëjnë shpesh është: “Në seancat, pacienti duhet të flasë për veten dhe problemet e tij, ndërsa psikologu hesht?” Përgjigja është: “Absolutisht jo“. Përgjithësisht, njerëzit kanë frikë se mos “duhet të drejtojë domosdoshmërisht” seancën, ndërsa terapisti mbetet në heshtje. Perceptimi që pason, me të drejtë, është se psikologu nuk nevojitet, se ne mund të bëjmë gjithçka vetë.
Në realitet, seancat e psikoterapisë janë hapësira në të cilat pacienti flet lirshëm për veten e tij, por gjithmonë mund të llogarisë në një dialog me ne, në një përballje të vazhdueshme. Qëllimi i psikologut është të mendojë së bashku për problemet e pacientit, të identifikojë atë që e pengon atë të gjejë dhe zbatojë zgjidhjet e tij, të vendosë synime për të rritur mirëqenien e tij dhe të sigurojë që ajo që e pengon të mund të zgjidhet.