Çfarë bëhet tek psikologu dhe si zhvillohet një seancë? Në realitet, seancat e psikoterapisë janë hapësira në të cilat pacienti flet lirshëm për veten e tij, por gjithmonë mund të llogarisë në një dialog me psikologun, në një përballje të vazhdueshme.
Qëllimi i psikologut është të mendojë së bashku për problemet e pacientit, të identifikojë atë që e pengon atë të gjejë dhe zbatojë zgjidhjet e tij, të vendosë synime për të rritur mirëqenien e tij dhe të sigurojë që ajo që e pengon të mund të zgjidhet.
Equilibrium përfshin përthithjen e informacionit me qëllim përshtatjen me skemat mendore ekzistenciale vetjake të një individi dhe pranimin e informacionit përmes përshtatjes në mënyrën e tyre të të menduarit. Studio Psikologjike Equilibrium është themeluar dhe drejtohet me shumë përkushtim nga psikologia Sonila Jaupbashi , e cila ështe diplomuar në vitin 2008 në degën Psikologji.
Sonila Jaupbashi, ka një ekperiencë plot 16 vjeçare në këtë fushë, zotëron tanimë titullin BRWT, si specializim i psikoterapisë më të re inovatore dhe është pjesë e institutit Terrence Watts. Gjithashtu ka një karrierë profesionale ku përfshihen aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Sonila Jaupbashi, zotëron leje për ushtrimin individual të profesionit, gjithashtu është pjesë si eksperte në emisionin e mirënjohur “Me zemër të hapur“.
Zonja Jaupbashi është psikologe shkollore në shkolla të Elbasanit (prej vitit 2008- e në vazhdim) si dhe anëtare e një sërë institucionesh si: Komisioni Multidisiplinar për Fëmijet me Aftësi të Kufizuar, Grupi Teknik Ndërsektorial Bashkia Elbasan, Tryeza teknike për barazinë gjinore Bashkia Elbasan.
Materia lulëzuese e qënies sonë quhet Equilibrium: ajo materie që unë me tërë pasionin, dashurinë për punët që bëj si dhe me bashkëpunimin e pacientëve të mi, e kultivoj çdo ditë.
Equilibrium Shop është një hapërisë e dedikuar produkteve që Studio Psikologjike Equilibrium ka përzgjedhur me kujdes për ju. Gama e produkteve është e ndryshme sikurse tipologjitë e tyre
Hapësirë e dedikuar pasqyrimit të aktiviteteve, njoftimeve, daljeve në media dhe publikimeve të ndryshme të fundit të studios psikologjike Equilibrium