https://sonilajaupbashi.com/wp-content/uploads/2022/02/banneraction-rquilibrium.com_.al_.03.jpg

Çfarë është Equilibrium?

 Ç‘është Equilibrium? Në gjuhën e fizikës ky term përkthehet si baraspesha mes trupave. Në kimi si barazimi mes reaksioneve kimike të të dy krahëve të një formule. Një sërë shkronjash e numrash. Asgjë e ndërlikuar, apo jo? Epo, në psikologji ky nocion merr një ngjyrim më të thellë, me shtrirjen në dy sfera: atë psikologjike dhe sociale. Equilibrium-i psikologjik është një koncept i zhvilluar nga psikologu i mirënjohur zvicerian J. Piaget më 1936, si rrjedhë e studimeve të tij të mirënjohura mbi proceset konjitive.

minislider-03

Marredheniet njerezore jane delikate e të shtrenjta; përmes tyre ne lulëzojmë e zhvillojme aftësitë tona konjitive, sociale dhe interaktive.

Ky koncept përshkruan baraspeshën konjitive të informacionit të ri me njohuritë e vjetra (komponenti kryesor i teorisë së Piaget mbi zhvillimin konjitiv të fëmijëve). Equilibrium përfshin përthithjen e informacionit me qëllim përshtatjen me skemat mendore ekzistenciale vetjake të një individi dhe pranimin e informacionit përmes përshtatjes në mënyrën e tyre të të menduarit.

Tani kalojmë tek sfera shoqërore. Sfera ku unë, si psikologe, shkrij pasionin tim e kam veprimtarinë time më të gjerë. Ndaj dhe zyrën e paralelisht, kauzën time, e kam emëruar “Equilibrum”. Ndër problemet më të mëdha shumëshekullore dhe ingranazhi i ndryshkur i shoqërisë sonë është mungesa e barazpeshës në marrëdhëniet e larmishme njerëzore: ato familjare, shoqërore, dashurore, profesionale, deri dhe tek marrëdhënia që kemi vetë me veten tonë(që është marrëdhënia më e rëndësishme).

Rastet janë të pafundme. Hipokrizia e çalimi i tejskajshëm shoqëror janë pasojë e çekuilibrit psikologjik, emocional e social të vetë vetes tonë. Janë frustrime shumëshekullore këto, forcuar mes tabush të paarsyeshme e mungesës së theksuar të mbështetjes së duhur shpirtërore e kujdesit të kualifikuar profesional.

Veteinjorimi sa i mësuar, aq dhe i qellimshem, eshte armiku numer nje i zhvillimit vetjak psikologjik. Ne nje simbioze shkaterruese me friken parazite per te qene te vetedijshem, pranuar, perqafuar e eksploruar horizonte te reja, krijohet antimateria paralitike e qenies sone: Anti-Equilibrium.

Flasim lirshëm për çdo gjë

Seancat e psikoterapisë në Equilibrium janë hapësira në të cilat ju dhe ne flasim lirshëm për çdo
shqetësim tuajin, që të gjejmë zgjidhjen dhe pikën e ekuilibrit
Si të na kontaktoni
Për konsulta dhe informacione të detajuara ju ftojmë të na kontaktoni në:
Na ndiqni në rrjetet sociale
Për të marrë përditësimet e fundit apo edhe njoftime mbi shërbimet tona ju ftojmë të na ndiqni në kanalet tona zyrtare në rrjetet sociale
Si të na kontaktoni
Për konsulta dhe informacione të detajuara ju ftojmë të na kontaktoni në:
Studio psikologjike Equilibrium
Media & Partnerë
Na ndiqni në rrjetet sociale
Për të marrë përditësimet e fundit apo edhe njoftime mbi shërbimet tona ju ftojmë të na ndiqni në kanalet tona zyrtare në rrjetet sociale

© 2024- Studio Psikologjike Equilibrium nga Sonila Luzi | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Krijuar & Mirëmbajtur nga Imagjino Albania

© 2022- Studio Psikologjike Equilibrium nga Sonila Luzi | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Krijuar & Mirëmbajtur nga Imagjino Albania