Viti 2021 ishte I vështirë për shumëkënd ku shumë probleme sociale dhe ekonomike u thelluan më tej prej situatës së pandemisë. Por, për një nënë në Kamëz këto festa nuk kanë më ngjyra. Vështirësitë në jetë e kanë ndjekur hap pas hapi. Eshtë dhunuar , tradhëtuar, lënë jahshtë, pa ngrënë e pa veshur por pranë ka pasur vogëlushen e saj. Sot ajo festoon vetëm. Në fund të dhjetorit ajo do të kalonte një sprovë të madhe. Bashkëshorti I saj, me të cilin u ribashkua pas disa vitesh ndarje për hatër te fëmijës, e dhunoi vajzën barbarisht aq sa I rrezikoi jetën. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik e më së shumti nënën e vogëlushes e cila mendoi se duke u ribashkuar me babain e fëmijës do të mund ti ofronte të vogles së saj një familje. Pas javësh luftë me jetën, gjëndja shëndetësore e vajzës u përmirësua, por për nënën nisi një tjetër luftë. Pas strehimit për pak javë në një qendër për kujdestarinë e vogëlushes është hapur një process gjyqësor dhe vajza është ndarë nga nëna dhe është strehuar në fshatin sos. Ndiqni rrëfimin e nënës në studion e emisionit me zemer te hapur …
Emisioni: Me zemer te hapur
Media: News24