Dhuna në familje është fenomeni kohëve të sotme! E tille është edhe historia e dhunës në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku shtetasja Remilda Hajdinaj është kallzuar nga nëna e saj, e cila pretendon se e ka dhunuar dhe kërcënuar me mjete prerëse dhe dhunë fizike. Nga mbikëqyrja e rastit, në dëshminë e dhënë nga vet nëna e Remildes, si dhe nga hetimi i këqyrjes së jashtme të saj rezulton që në shumë pjesë të trupit të ketë hematoma dhe gërvishtje të shumta me mjet prerës. Por nga ana tjetër tronditëse është edhe dëshmia e gjyshes së Remildes, e cila i ka dale në mbrojtje mbesës, duke e cituar vajzën e saj si të sëmurë me probleme të shëndetit mendor, duke hedhur kështu poshtë çdo akuzë të ngritur ndaj mbesës, pasi ajo pohon se e njehe mire mbesën pasi e ka rritur vet. Ditën e sotme vet gjyshja e 25 vjeçares, do të rrëfejë gjithë ngjarjen që ndodhi vetëm 5-ditë më pare.
Emisioni: Me zemer te hapur
Media: News24