Bisedë me psikologen Sonila Luzi/Tashmë që shkojmë drejt muajit të dytë të izolimit, situata emocionale dhe gjendja jonë shpirtërore po mbingarkohen dita-ditës më shumë. Kush nga mungesa e lirisë, kush nga frika për të afërmit, kush nga pasiguria për të ardhmen, kush nga vetmia, secili nga ne lufton me demonët personal.
“Nga ana tjetër disa situata specifike dhe të përditshme që lidhen me gjendjen e “karantinës së detyruar”, të cilës po i nënshtrohemi të gjithë, mund të bëhen shkaktarë shumë të fuqishëm të traumave antike (të së shkuarës) ose të riaktivizojnë emocionet negative pikërisht për shkak të lidhjes me disa përvoja të së kaluarës”. Këtë e pohon psikologia Sonila Luzi e cila evidenton disa nga këto momente specifike.
1. “Unë jam vetëm: A kemi mësuar prej fëmijërisë që të jesh vetëm është e rrezikshme? Që të qenit larg nga të tjerët mund të jetë një kërcënim për mbijetesën tonë? Ata që në fëmijëri kanë përjetuar vetminë dhe neglizhencën mund ta ndiejnë këtë izolim si braktisje; le të ndihmojmë njëri-tjetrin të dallojmë izolimin nga vetmia: Çfarë mund të na ndihmojë të ndihemi më të lidhur me të tjerët”?
2. “Unë jam bllokuar: Çfarë ndodh brenda nesh kur kemi një ndjenjë që nuk jemi në gjendje të ikim nga ajo që na frikëson, nga ajo që na tremb? Për të rriturit është një çështje e kushtëzuar thellësisht nga përvojat e kaluara: thjeshtë ideja për të mos pasur këtë liri të lëvizjes mund të aktivizojë tek ne gjendje ankthi dhe zemërimi shumë intensiv, mbi të gjitha te ata që kanë përjetuar trauma në lidhje me këtë; le të përpiqemi të ndihmojmë njeri-tjetrin edhe veten që të mos identifikohemi nga ato ndjesi dhe emocione, por le t’i vëzhgojmë ato për atë që ato janë: thjesht kujtime”.
3. “Unë jam i pafuqishëm: Cfarë ndodh brenda nesh kur kemi një sensasion që nuk jemi në gjendje të veprojmë. Që nuk jemi në gjendje të bëjmë asgjë kundër përparimit të një rreziku? Ne duhet ta ndihmojmë mendjen tonë të orientohet në të tashmen: ne duhet të vendosim hapësirë, të lirë dhe të sigurt, midis së kaluarës dhe së tashmes, midis vendit ku jemi tani dhe vendit që ishim në të shkuarën, jepnni secilit vend një emër të ndryshëm”.
4. “Nuk mund të vë kufij: si e menaxhojmë afërsinë ose ndërhyrjen e tepërt? Ata që kanë jetuar në një familje të dhunshme ose kërcënuese, mund ta perceptojnë afërsinë e detyruar fizike, me familjarët e tyre, bashkëjetuesit ose shokët e dhomës, si të paqëndrueshëm në këto ditë dhe manifestojnë simptoma ankthi, ose sikleti / dorëzimi përballë zgjatjes së kësaj situate; le të përpiqemi të drejtojmë vëmendjen ndaj stimujve që mund të na ndihmojnë të krijojmë një hapësirë të brendshme, të lirë dhe të sigurtë mendore,: argumentim, yoga, meditim, frymëmarrje, shkrim, lexim, vizatim, duke luajtur”.
5. “Jam jashtë kontrollit: çfarë na ndihmon të rregullojmë emocionet tona? Le të përpiqemi të jemi kuriozë dhe krijues, të heqim dorë nga ato që nuk kemi tani dhe të kërkojmë burime të reja që mund të plotësojnë të njëjtat nevoja për rehati, rregull, siguri, shpërqendrim. Ose nëse mundemi, lëmë hapësirë dhe vëzhgojmë atë që është e mundur ndalojmë së vepruari apo së kërkuari zgjidhje, por thjesht shijojmë veten dhe familjet tona”.
Me siguri nuk do të ketë receta të vlefshme për të gjithë, por në javët në vijim do të jetë e rëndësishme që të gjithë të jenë në gjendje të njohin mendimet dhe emocionet që mund të na mashtrojnë, t’i japin vetes kohë dhe hapësirë dhe të vendosin vetë-kujdesin në qendër, më në fund. Formula sipas psikologes Sonila Luzi është që të mbështetemi te i rrituri brenda nesh, i cili është në gjendje të mbrojë veten e tij dhe të dëgjojë emocionet natyrshme që do të vijnë pa u mbingarkuar, dhe mbase për të na bërë të jetojmë këtë herë – të çuditshme për të gjithë – në një mënyrë që do të jetë mirë t’a tregojmë në të ardhmen si histori.
Autore: Zhaklin Lekatari
Media online: Living
Linku i publikimit