Tone të ashpëra, akuza e kundër akuza dhe fjalë të rënda u hodhën në studion e emisionit me zemër të hapur mes familjarëve të Brisilda Sadushit. Ata ishin ftuar në emision për të folur për ndarjen tragjike nga jeta të 23 vjeçares dhe fatin e 2 djemëve jetim që ajo la pas por jeta e saj plot drama shkaktoi zhurmë. Mes lotësh e zërit që I dridhej nëna e saj Fatmira, tregoi se vajza e saj u shit si send tek dera e burrit I cili e dhunonte vazhdimisht dhe tashmë ndodhet në burg për këtë vepër penale. Ajo hodhi akuza mbi ish bashkëshortin e saj I cili nuk e ka mbështetur kurrë vajzën. Por një tjetër qëndrim mbajtën hallat e së ndjerës të cilat thanë se pikërisht e ëma është shkaktare e konflikteve të brisildës me bashkëshortin. Në studion e emisionit sot do të jenë përballë prindërit e 23 vjeçares të cilët kanë vite të divorcuar. Ndiqni emisionin…
Emisioni: Me zemer te hapur
Media: News24