“Me zemer te hapur”, nje emision nga Evis Ahmeti ne News24 – 6 maj, 2021
Ishte vetëm 12-vjeç, kur fati e deshi që të martohej dhe të përballej me jetën e vështirë dhe vuajtjet e njëpasnjëshme. Sibora Ahmeti, vajza guximplot që u bë nënë kur ishte vetëm 14-vjeç, dhe sot që është 22 vjeç ajo ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Cili ishte rrugëtimi i vështirë i 22-vjeçares, e cila sot ndodhet në mesin e katër rrugëve e braktisur nga gjithçka. Ajo ka mbërritur në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, në News24, për të bërë një thirrje. Sibora e ka quajtur studion si një nga mbështetësit e saj të mirë, pasi nga kjo studio ajo gjeti dikur babain e saj, të cilin nuk e njihte që në moshën 1-vjeçare.Thirrja e saj është një thirrje shpirti, kujt i drejtohet këtë herë 22-vjeçarja? Nga kush është braktisur dhe dhunuar këtë herë? Përveç vuajtjeve të shumta, e reja është përballur edhe me dhunën nga bashkëshorti, i cili siç tregon ajo, e ka goditur edhe me thikë.
Emisioni: Me zemër të Hapur
Media: News 24