Në emisionin ‘Me Zemër të Hapur’, një dëshmitare ka hedhur dyshime të reja për vrasjen e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu në Gracelli të Fierit nga 38-vjeçari Klodian Çalamani. Në një bisedë telefonike, dëshmitarja ka treguar se në këtë ngjarje të rëndë është përfshirë edhe një femër. Ajo kërkoi të merren shenjat e gishtave të të gjithë familjarëve pasi sipas saj, një person tjetër shumë i ngushtë është i përfshirë. Më tej theksoi se Mateo është dëshmitar i një ngjarje dhe kjo sipas saj duket se i ka marrë jetën vogëlushit.
Emisioni: Me zemer te hapur
Media: News24