Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” po trajtohet ngjarja e 16-vjeçarit, i cili u dhunua barbarisht, vetëm 100 metra nga banesa e tij. Dy vëllezër dhe çuni i xhaxhait të tyre, pas një konflikti mes njëri-tjetrit, goditën dhe dhunuan me mjete të forta 16-vjeçarin. 16-vjeçari rrëfen se motra e tij rreth 34 vjeç kishte shkuar të mblidhte bimë medicinale në livadhet që ndodhen shumë afër banesës. Kur po kthehej për në shtëpi, në rrugë disa çuna i marrin bimët, ajo shkon në shtëpi e frikësuar dhe i rrëfen familjes gjithçka. Aty nis e gjithë ngjarja, vëllai i vogël i 34-vjeçares shkon për te vendi i ngjarjes, aty dhunohet barbarisht nga tre persona.
Emisioni: Me zemer te hapur
Media: News24