Krimi në familje mbetet një plagë për shoqërinë shqiptare. Edhe më tronditës ky krim bëhet kur fëmija vret prindin. Rasti më I fundit është shënuar nëfshatin Luar të roskovecit në fierit. Djali Erdis rapo 25 vjec qëlloi me shkop në kokë për vdekje babain e tij dhorin 52 vjeç. Ngjarja u shënua shumë pranë banesës së tyre. Më vonë u mësua se si babai ashtu edhe djali kishin probleme të shendetit mendor. Në studion e emisionit me zemër të hapur sot do të flasin familjarë të afërm të kësaj familje të cilët do të hedhin dritë mbi fakte që dëshmojnë se kjo hgjarje mund të ishte parandaluar. Viktima dhe I biri kanë qenë me kartelë mjekësore nga spitali I Vlorës me probleme të shëndetit mendor dhe prej 4 vitesh ishin pa asnjë kujdestar pasi bashkëshortja e të ndjerit kishte ndërruar jetë. Edhe më e rëndë situate tani është për djalin e vogël të kësaj familje vetëm 17 vjeç I cili prej ditës kur ndodhi ngjarja jeton i vetëm pak metra nga ku pa të atin pa jetë.
Emisioni: Me zemer te hapur
Media: News24