“Me zemer te hapur”, nje emision nga Evis Ahmeti ne News24 – 6 maj, 2021
Ishte përhapur një sekt i vetquajtur “Sherbetor të Islamit” Viktimë e ketij sekti ra dhe Krenar Shuli, babai i tre femijve. Krenari person shum i dashur në fshat dhe shumë punëtor por me mundesi ekonomike që thuajse humbte në kufijt e mbijeteses. U largua në Siri duke menduar dhe planifikuar një jetë me të mire për vete dhe fëmijët, por që fati nuk ishte ashtu. Ishte korrik i vitit 2013, së bashku me bashkëshorten Adelinën dhe tre fëmijët e mitur mbrrijnë në Siri duke lënë pas prindrit me një dhimbje të madhe. Çifti pasi mbrrin në Siri përballen me një jetë të vështirë, vetëm kur vajza e madhe mbushi 13 vjeç ata e martuan. Elona u bë nënë 14 vjeç, pikërisht këtu nis historia tragjike e familjes Shuli. Krenari dhe Adelina mbetën të vrarë, sot Elona ka peshën e madhe të familjes, por me thirrjen e madhe për tu kthyer në shtëpi. Gjyshrit e saj sot bejnë apel duke iu drejtuar institucioneve per riatdhesimin e nipit dhe mbesave. Për më shumë ndiqni emisionin….
Emisioni: Me zemër të Hapur
Media: News 24