Emisioni “Me zemer te hapur” nga Evis Ahmeti ne News24 – 19 shkurt, 2021
Ai është një djal me origjinë nga Hasi,29-vjeç, i cili paraqet mjaft mire tiparet dhe karakterin e nje qytetari, që traditë ka bujarinë dhe fisnikrinë. Ky është Erjon Geca, i rritur mes dashurisë dhe përkujdesjes prindërore të cilët janë kujdesur me të njëjtën dashuri edhe për djalin tjetër, vëllain e Erjonit. Jeta e tij ka udhëtuar mes çasteve positive dhe ato negative, por shpirti i tij luftarak, ka përballuar gjithçka me sukses. Erjoni rrëfeu gjatë bisedës me stafin, se ka pasur momente që kanë lënë gjurmë negative në jetën e tij, aq sa edhe vet Erjoni ligështohet kur i kujton. Ishte viti 2018 kur Erjoni do të merrte një sinjal për alarm në punën ku ai edhe punonte. Ai niset me shpejtësi duke udhëtuar me motorrin që përdorte për punë dhe rrugës do të pësonte aksident. Një automjet i cili hynë gabimisht në rrugë do ta përplaste Erjonin duke i shkaktuar fraktura të rënda në gjymtyrë dhe krah. Por mes rrëfimeve me nostalgji gjendet dhe një moment i paharrueshëm që Erjoni e ruan si ditën më të lumtur të jetës, ajo e të bërit xhaxha për here të pare.Mes një ekperience si security brenda dhe jashtë Shqipërisë, Erjoni së fundmi u bë pjesë e një programi dashurie, i cili hyri brenda tij me qëllimin për të ndërtuar një marrdhenie dashurore. Pikërisht këtu lindin dhe pyetjet më të mëdha, se çfarë e detyroi një djalë si Erjonin të bëhej pjesë e një programi dashurie dhe pse pikërisht mendonte se jeta e tij do të ndryshonte pasi të kishte gjetur pjesën tjetër të zemrës, vajzën e ëndrrave. Sot për here të pare Erjon Geca mbërriti për të hapur zemrën, pikërisht aty ku rrëfehesh “Me Zemër të Hapur” Ndiqni emisionin.
Emisioni: Me zemër të Hapur
Media: News 24