Megjithëse të gjithë përjetojnë dhe përpunojnë dhimbjen ndryshe, është e mundur që të kuptohen më mirë reagimet tona duke analizuar fazat e këtij procesi. Secili nga ne në ditët e sotme, kudo në botë, po përjeton një ndjenjë humbjeje në mënyra dhe nivele të ndryshme. Humbja e lirisë individuale, e një të ardhme që kishim parashikuar, e stabilitetit ekonomik, e lidhjeve, e sigurisë. Mund të themi, me një fjalë, humbje e normalitetit.
Bota nuk është më ajo e 4-5 javëve më parë dhe kjo po na godet thellësisht, duke na lënë të provojmë një dhimbje kolektive, të cilën ne nuk ishim përjetuar më parë. “Ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë” kemi dëgjuar në disa raste, megjithatë të gjithë e përjetojnë ndjenjën e humbjes në një mënyrë të ndryshme. Atëherë ekziston ajo që quhet dhimbje e hershme: ndodh kur kemi frikë për sigurinë tonë ose atë të një anëtari të familjes, kur marrim një diagnozë të tmerrshme dhe parashikojmë skenarët më të këqij. Ky skenar i zi mund të jetë gjithashtu një e ardhme që ne nuk e kemi imagjinuar, një stuhi prej të cilës askush nuk është i mbrojtur. Atje jashtë është virusi që na prish ndjenjën e sigurisë. Kemi frikë për të dashurit tanë, për shëndetin tonë, për punën tonë, për vendin tonë, për atë që do të jetë pas dhe në fund të fundit për vetë vdekjen. Edhe pse secili prej nesh përpunon dhimbjen ndryshe, duke i bërë apel një përvoje të përbashkët universale të saj, është e mundur që të kuptojmë më mirë reagimet tona individuale dhe kolektive.
Gjashtë fazat në procesin e dhimbjes
David Kessler, ekspert botëror i dhimbjes dhe bashkautor i librit “Mbi Hidhërimin dhe Hidhërimi” (On Grief and Grieving ) me Elisabeth Kübler-Ross na udhëzon në këtë proces. Hapi i parë në trajtimin e dhimbjes është ta kuptojmë atë dhe, për të na ndihmuar ta bëjmë atë, autorët kërkojnë ato përvoja të cilat, megjithëse në renditje të ndryshme, ne të gjithë e gjejmë veten duke i përjetuar.
1. Mohimi“Është një ekzagjerim i mediave”.“Është një grip i thjeshtë, njerëzit e kapin atë çdo vit dhe vetëm rrallë vdesin”.“Unë nuk jam i moshuar, i imunizuar dhe me patologji të tjera, ky virus nuk më shqetëson”.Refuzimi është refuzim emocional dhe intelektual i diçkaje që është e qartë. Kjo është diçka që kemi trashëguar nga paraardhësit tanë. Evolucioni ka krijuar te njerëzit aftësinë për të mohuar dhembjen fizike dhe emocionale për një periudhë të shkurtër kohore, me qëllim të vetëruajtjes.
2. Zemërimi“Është i gjithë faji i Kinës”.“Ata po më privojnë nga liria dhe të drejtat e mia, duke më mbyllur në shtëpi”.“Nuk jam i interesuar për masat parandaluese institucionale. Unë dal gjithsesi”.Ndjenja e zemërimit shpesh ma jep fuqi ose iluzionin e fuqisë, kur ndiejmë se po e humbasim. Ne i drejtohemi zemërimit në një përpjekje për të pasur kontroll mbi të tjerët dhe frikën tonë. Kështu që, shpesh, në vend që ta pranojmë dhe të përballemi me problemin, ne e projektojmë atë jashtë, duke u bërë armiqësore, duke fajësuar të tjerët ose duke mos respektuar rregullat.
3. Negocimi “Në rregull, nëse respektoj distancën sociale për 2 javë gjithçka do të jetë më mirë, apo jo”? “Unë mund t’i njoh njerëzit e sëmurë, kështu që do të jem mirë për aq kohë sa i mbaj larg”.“Kjo do të përfundojë deri në Pashkë, ne do të shpëtohemi atëherë dhe mund të kthehemi në normalitet”.Si në çdo kompromis, negociatat vijnë në një kohë kur mohimi fillon të dobësohet dhe ne fillojmë të marrim “shkundje” nga realitetit, por ne ende nuk jemi të gatshëm t’i dorëzohemi iluzionit që “akoma e kam nën kontroll”. Dhe pastaj negociojmë një zgjidhje Çin-Çin për të dyja palët.
4. Dëshpërimi “Nuk e di kur nëse dhe do të përfundojë e gjithë kjo”. “Nuk mund të shkoj në punë, nuk kam më rrogë, së shpejti nuk do të kem më një çati dhe ushqim”. “Unë jam në rrezik të lartë dhe ndoshta do të vdes vetëm. Askush nuk do të vijë kur të ndodhë”. Kur mohimi fshihet plotësisht dhe të gjitha format e kontrollit dhe fuqia humbasin, dëshpërimi dhe depresioni zvarriten brenda. Dikush struket te vetëmëshira, megjithëse ka dëshmi për të kundërtën, dikush tjetër struket vetëm te skenari më i keq.
5. Pranimi“Unë nuk mund ta kontrolloj pandeminë, por mund të bëj çmos për përmirësuar veten”.“Fakti që nuk mund të largohem nga shtëpia ime nuk do të thotë që jeta ime ka ndalur. Ka shumë gjëra që mund të bëj ose vazhdoj të bëj nga shtëpia”. “Bota do të ndryshojë, por deri në fund të kësaj ne do të jemi më të mirë”.Pranimi vjen, ju përballeni me atë në mënyrën më efektive të mundshme. Pranimi është gjithashtu në një formë të fuqisë së rizbuluar: vëzhgimi i distancës sociale, larja e duarve shpesh, përshtatja me punën nga shtëpia jep atë kontroll dhe siguri që ishte e nevojshme.
6.Kuptimi
Ne do të jemi në gjendje t’i kuptojmë të gjitha këto, mbase jo menjëherë, mbase muaj më vonë, por do të gjejmë dritën edhe në ato orë më të errëta. Mendimi i Kessler, mbi fazës e gjashtë të procesit të dhimbjes, i cili përfundon me pranimin.
Tashmë njerëzit po nxjerrin një kuptimin nga e gjitha ajo: po kuptojnë se është e mundur të afrojmë edhe distancën më të paimagjinueshme falë teknologjisë dhe që për këtë arsye, ne nuk jemi aq larg sa mendojmë, ose të vlerësojmë një shëtitje të thjeshtë në ajër të hapur, fuqinë shpëtuese të natyrës që lulëzon, pavarësisht stuhisë siç ndodh çdo pranverë.
Njerëzit do të vazhdojnë të gjejnë kuptim nga gjithë kjo histori dhe të dalin në dritë kur e gjitha kjo të mbarojë. Por lufta kundër asaj që ndiejmë, duke e mohuar, nuk na ndihmon të shpëtojmë prej saj, përkundrazi e forcon atë. Le të mësohemi t’i lejojmë vetes këto ndjenja, t’i pranojmë dhe t’i provojmë ato për disa minuta pa i mohuar ose refuzuar ato. Duke lejuar që ndjenjat tona të ndodhin, ato do të jenë më pak impenjuese e të vrullshme dhe ne do të përfitojmë duke u bërë më të fortë.
Po sikur, edhe pasi të keni lexuar gjithë këtë, akoma ndjeheni të mbingarkuar nga dhimbja?
Vazhdoni të përpiqeni, është përgjigja ime. “Emocionit i duhet lëvizje”. Është e rëndësishme të njohim atë që po kalojmë. Ka diçka jashtëzakonisht të fuqishme, nëse ne ndjejmë dhimbje. Na ndihmon të ndiejmë atë që është brenda nesh. Na bën të ndjehemi gjallë.
Autore: Msc. Sonila Luzi
Media online: Gazeta Shqiptare
Linku i publikimit